Rama takim me Emirin e Katarit

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Katar ku po zhvillon një vizitë zyrtare me ftesë të Emirit të Katarit  Lartësisë së Tij Sheikut Tamim bin Hamad Al Thani. Kryeministri u prit në një ceremoni të posaçme zyrtare ku merrnin pjesë personalitetet më të larta të shtetit.

Kryeministri Rama u prit në një takim të veçantë nga Emiri i Katarit, Lartësia e Tij Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit  vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, si dhe shprehën angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, kryesisht në turizëm dhe infrastrukturë.

Gjithashtu, zhvillimi i  turizmit dhe i tregtisë së ndërsjellë, u theksua si prioritet.

 

Zjarr Tv Ad