Rama takohet me Lavrov në Moskë, ja temat e diskutimit

0
200
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me shefin e diplomacisë ruse Sergey Lavrov.

Në tryezën e diskutimeve mes Ramës dhe Lavrov do të jetë çështja e integrimit evropian, për të cilën Shqipëria pritet të marrë edhe një përgjigje nga lideret e unionit për hapjen e negociatave.

Gjithashtu në njoftimin e Ministrisë së Jashtme ruse thuhet se do të diskutohet edhe për çështjet rajonale, pjesë e së cilës është edhe minishengeni ndërmjet Tiranës, Shkupit dhe Beogradit.

Kjo nismë rajonale ka sjellë edhe debate të forta mes Shqipërisë dhe Kosovës, shtet të cilin Rusia ende nuk e ka njohur si të pavarur.

Rama dhe Lavrov do të flasin edhe për marrëdhëniet bilaterale mes Tiranës dhe Moskës, si dhe për planin e OSBE-së për 2020.

Rama në drejtimin e kësaj organizate ka kërkuar angazhimin e të gjitha shteteteve për të vendosur paqen në zonën e konfliktit në Ukrainë.

Burime bëjnë  me dije se pavarësisht lobimit nga pala shqiptare, Edi Rama ende nuk siguruar një takim me Presidentin rus Vladimir Putin.

Rama është kryeministri i dytë që viziton Moskën, pasi në vitin 1995 ka qënë Aleksandër Meksi, i cili është pritur nga Kryeministri rus i asaj kohe.

Zjarr Tv Ad