“Është kënaqësie e madhe që gjendem këtu, pikë së pari pas një fushate mjaft të madhe të suksesshme për të kthyer pjesë të vendit tuaj që për shumë vite gjendej në një situatë të padurueshme. Shqipëria ka qenë është dhe do të jetë plotësisht mbështetëse e Azerbajxhanit.
Po kështu ne përgëzojmë shumë përpjekjet tuaja të lavdueshme për paqe dhe bashkëpunim me fqinjin tuaj Armeninë. Ne jemi të dy të bekuar që kemi një urë të fortë mes nesh që është Turqia. Unë besoj se ne mund të bëjmë më shumë në bashkëpunimin tonë, pre me padurim të shoh perspektivat dhe çfarë kanë arritur ekipet tona qoftë në sektorin e energjisë ashtu dhe turizmit.
Ne jemi disi xhelozë për Malin e Zi se ju keni bërë investime, dhe shpresoj fort të bëni të njëjtën gjë dhe për Shqipërinë. Pres që ju të mbani fjalën dhe të vini në Shqipëri. Ndërkohë që prisja që ju të vinit erdha unë. Siç thonë kur nuk shkon mali tek Muhamedi shkon Muhamedi tek Mali”, deklaroi Rama.