Rama tek Bruno Vespa, gazetari i Rai: “Kujdes, ka shumë premtime, por jo të gjithë i mbajnë!”

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri shqiptar Edi Rama për herë të dytë brenda këtij viti është ftuar të flas në studion e emisionit “Porta a Porta” në Rai, të gazetarit të njohur Bruno Vespa. E për herë të dytë me një distancë kohore 8 muaj, kreu i qeverisë shqiptare i kërkon ndihmë Italisë.

Më 5 mars të 2019 pas protestave popullore e trazirave politike që kishin përfshirë vendin Kryeministri Rama nga studiot e Rai i bëri thirrje sipërmarrësve italianë të mos largohen nga Shqipëria pasi gjithcka po ndodhte në një perimetër të ngushtë në qëndër të Tiranës.

E sot plot 8 muaj, kryeministri Rama është rikthyer në studion e Porta a Porta pas fatkeqësisë natyrore që goditi Shqipërinë me tërmetin 6.3 nallë të natës duke u gdhirë 26 nëntori.

Pas imazheve prekëse të reportazhit të realizuar nga gazetari Fabio D’ Alfonso, biseda në studio përqëndrohet në ndihmën konkrete që Shqipëria pret në kët moment nga vendet e të gjithë botës.

Kreu i ekzekutivit shqiptar informoj se “në samitin e Natos në Londër kishte apeluar të gjithë vendeve për të kontribuar me një konferencë të përbashkët donatorësh e përgjigja është mjaft inkurajuese. Me fondet tona, tha ai është humanisht e pamundur ta përballojmë”.

Gazetari italian Bruno Vespa i ndezi një zile alarmi duke i kujtuar ekspericën e Italisë 10 vite më parë në tërmetin e Aquilas, vendi i tij i origjinës. “Kujdes, tha ai në këtë moment ka shumë premtime por jo të gjithë i mbajnë!” Por kryeministri shqiptar u shpreh se shpreson “që qeveritë e liderët e këtyre vendeve të kenë shpirtin e zjarrfikësve. Uroj, tha ai që zemra e forca e politikaneve në këto vende të jetë e njëjtë me atë të zjarrfikësve”

Sipas kryeministri Rama tërmeti i 26 nëntorit shkatërroj në Shqipëri 3 kategori ndërtesash; shtëpitë të vjetra individuale në zonat rurale që nuk i përkasin pasurisë kulturore monumentale; pallate të epokës komuniste të viteve 70-80 të ndërtuara me punë vullnetare e ndërtesa te ngritura me leje abuzive.

“Një grup arkitektësh italianë që punojne prej kohësh në Shqipëri si Stefano Boeri, Marco Casamonti e arkitektë të tjerë të huaj do kontribuojnë për të ndërtuar në Durrës një lagje të re të madhe me të gjitha standartete su dhe 3 lagje të reja në Tiranë”, informoj kreu i qeverisë shqiptare.

I pranishëm në studio ishte dhe deputeti italian, kritiku i njohur i artit Vittorio Sgarbi së bashku me vajzën e tij shqiptare Alba Sgarbi, që përcollën rrëfime personale mbi ngjarjen e 26 nëntorit e lidhjen shpirtërore që kanë me Shqipërinë.

Kryeminsitri Rama nuk harroj të theksonte marrëdhëniet mjaft të mirë me vendin mik Italinë e humanizmin e treguar nga kryeministri Conte. “Ju mund ta gjykoni si politikan, unë e gjykoj si njeri. E Conte ka një zemër të madhe”, tha ai.

Zjarr Tv Ad