Rama tërhiqet nga vendimi për rritjen e energjisë, Meta: Shteti ka rënë, u shpall mosekzistenca e ERE-s

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa ERE kishte marrë vendim që më 1 tetor të ndryshonte fasha e energjisë, duket se  kryeministri Edi Rama është tërhequr.

Fasha synonte që 4% e abonentëve, të cilët e tejkalonin  këtë kufi dhe konsumonin  afro 20% të të gjithë sasisë së energjisë, të paguanin  me çmimin real çdo kw mbi kufirin e 800 KwH.

Ish-Presidenti Meta në një konferencë për mediet deklaroi se ky vendim konfirmoi mosekzistencën e institucioneve të pavarura që mbrojnë interesat e qytetarëve dhe konsumatorit.

Meta: Cilin vendim? Ky vendim i marrë , i shpallur, i zhbërë, në mënyrat më të turpshme tregon dhe një herë që nuk ekziston shteti i së drejtës, që nuk ka institucione të pavarura që mbrojnë interesin e qytetarit dhe konsumatorit. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë. Me të dyja këto vendime, sidomos me këtë të sotmin, është shpallur mosekzistenca e ERE-s. ERE jo vetëm që mori një vendim siç ia çoi qeveria përmes KESH-it, por tani ky e zhbëri ERE-n pasi një vendim të tillë duhet ta merrte ERE. Shteti i së drejtës ka rënë, kemi në krye të qeverisë një kryeministër provokator që provokon qytetarin, taksapaguesin, shtresa të tëra në rast se ata nuk reagojnë.

Meta paralajmëroi sërish protesta nga ana e opozitës pasi sipas tij vetëm kur ngrihen qytetarët ulen çmimet.

Zjarr Tv Ad