Rama tha se Meta ka më shumë se një shtëpi, reagon Blushi: Sa shtëpi ka gruaja e Bilalit?

0
365
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi kryeministri Rama shmangu komentet për tubimin e 2 marsit në konferencën për rindërtimin, duke deklaruar se e ka hallin te banorët e pastrehë dhe jo të Presidenti që ka më shumë se një shtëpi, ka ardhur dhe reagimi i zëdhënësit të Metës.

Tedi Blushi në një koment në facebook shkruan se Presidenti ka vetëm një shtëpi dhe ajo është Shqipëria.

Blushi: Lajmërojeni gruan e Bilalit se Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë. Sa shtëpi ka gruaja e Bilalit pyeteni vetë.

Por çfarë deklaroi Rama?

Rama: Presidenti e ka shtëpinë, më shumë se një shtëpi. Unë jam këtu për shtëpitë e atyre që jetojnë në çadra, apo shtëpitë e të tjerëve me qira dhe presin të kthehen në shtëpitë e tyre. Për ata jam unë këtu, jo thjesht në këtë konferencë por në të gjitha orët e ditës sime me gjithë natën. Jua kam lënë juve çështjen e presidentit, unë nuk merrem me presidentin. Është shumë luks i madh për mua.

Zjarr Tv Ad