Rama tjetër lëshim ndaj studentëve: Nga janari paguani 50% të tarifës

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studentët e ciklit Bachelor nga janari do të paguajnë 50% të tarifës, pasi kryeministri ka plotësuar njërën prej kërkesave të studentëve.

Lajmi u bë nga kryeministri Rama gjatë një diskutimi me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Rama tha se kjo është një nga pikat që studentët kërkojnë, duke i kërkuar atyre që nëse në janar Universiteti i kërkon pagesë, ata duhet ta refuzojnë.

Po një prej studentëve ndërhyri duke thënë se kjo është ajo ç`ka kërkojnë studentët, ndërsa i kërkoi kryeministrit një deklaratë zyrtare.

“Deklaratë zyrtare ty nuk të bëj unë. As ty dhe askujt, sepse ne jemi këtu partner. Ti nuk më ke marr peng mua që dashke deklarata zyrtare. Ti dhe gjithë ata që ti mësojnë ty këto gjëra. Jam këtu me zë e figurë. Deklaratë zyrtare që të shkosh të bësh ti festat, kjo nuk ndodh nuk është kjo demokracia. Nëse do ju thotë universiteti ore, se ka bërë qeveria këtë juve do paguani tarifat, atëherë pastaj Bujrum hajdeni prap atje.Se kur do ia paguajmë ne pastaj universitetit, është puna jonë, po ju s’do ta paguani.  Do bëjmë marrëveshje me universitetin, do i themi PO tarifat për gjithë studentët do jenë 50% më pak. Ndërkohë ne po punojmë ata me 10, me 9 me 8 me ndihmë ekonomike . dhe pasi ta artikulojmë do i themi universitetit, Urdhëro!. Deshët një pikë, ja në janar keni provën. Po ju thanë do ta paguani.. “ vijoi me tej Rama.

Zjarr Tv Ad