Edi Rama po jep nje konference per mediat, nga kryeministria. Ai ka bërë publike, masat që ka marrë qeveria për të përballuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti, popullatës.
Rama tha se është i mundur edhe përdorimi i fondit rezerve për përballimin e situatës së këtij viit. Po ashtu, përjashtimi nga taksat në infrastrukturë për investimet në banesat e dëmtuara nga tërmeti.
Duke qënë se prokurimet me vlerë të vogël janë procedura të thjeshtuara, kemi vendosur që për këtë periudhë të lejohen autoritetet kontraktore, vetëm për familjet e prekura nga tërmeti, për procedura prokuorimi deri në 10 milionë lekë të vjetra se ka shumë nevoja që kushtojnë pak në raport me volumin e përgjithshëm por kanë implakt të rëndësishëm për familjet.
Po ashtu kemi vendosur një ekzaminim të plotë për ashensorët. Objektivi është që të sigurohemi se ashensorët në përdorim plotësojnë kriteret dhe nuk janë të impaktuar pas tërmetit.
Po ashtu, me impakt afatgjatë, masa detyrueshme për kontraktorët për të lidhur kontrata sigurimi me afat dhjetëvjeçar ndaj përfituesve.