Rama tregon merakun e madh: Kjo është ëndërra që më le pa gjumë, të siguroj sa më shumë…

0
244
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të Lezhës u shpreh se nëse vaksinimi masiv I popullatës do të nisë në prill, maj dhe qershor atëherë sezoni veror mund të jetë plotësisht I hapur dhe ndryshe nga i vjetshmi.

Madje vaksinimin masiv kryeministri e cilësoi si ëndrrën që e lë pa gjumë për mënyrën se si të siguroj vaksinat për virusin vrasës.

Ndihma tjetër për biznesin është vaksinimi, ka filluar, jam shumë shpresëplote është e afërt dita ku do të kemi një sasi të konsiderueshëm vaksinash, të nisim vaksinimin masiv, me synimin që sezoni turistik të jetë i hapur dhe pa rreziqe. Vaksina është sëpatë që shkëput zinxhirin e infeksionit. Nëse bëjmë një vaksinim masiv në prill,., maj dhe fillim të qershorit, do të kemi një sezon veror ndryshe nga ai i vjetshmi. Për ta këputur zinxhirin do të kalojmë në një tjetër stad, një tjetër sasi nga pikëpamja e volumit. Nga volumet e deritanishme procesi do të jetë më e ngadaltë. Shpresojmë t‘ia dalim, kjo është ëndrra që më le pa gjumë për momentin, se si të sigurojmë sasinë e vaksinave për virusin vrasës”, tha Rama.

 

Zjarr Tv Ad