Rama tregon planin: Do të udhëheq protestën e studentëve, do ta kap dhe atë, si gjithë të tjerat

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur interesit të medias, tha se nëse vijon protesta ai do të jetë udhëheqësi i saj.

“Plani im është shumë i qartë, unë do të udhëheq protestën e studentëve, mund të qeshni, por do të shikoni që shumë shpejt do të jap protestës si kam kapur gjithë të tjerat”, u shpreh Rama.

Ndërsa më tej vijoi duke treguar faturën financiare të të gjithë paketës duke thënë se ajo është parashikuar në buxhet.

PJESA NGA DEKLARATA

Paketa jonë do të jetë 8+. Uroj që dialogu do të vazhdojë dhe ndërkohë paketa, pakti i universitetit do tu ofrohet studentëve për ta parë dhe vlerësuar dhe kontribuar që në fund të kemi një marrëveshje të madhe mirëkuptimi dhe angazhimesh mes qeverisë dhe studentëve. Por deri tani kemi vendosur që të gjitha vendet në administratë publike të jenë në dispozicion të studentëve më të mirë. Vendim i KM për punësimin e studentëve më të mirë në administratën shtetërore, pjesë e shërbimit civil, ku kanë pengesë se kur shkojnë për konkurrim nuk kanë eksperiencë.

 

Zjarr Tv Ad