Rama tregon për herë të parë nëse do të ketë NDRYSHIME në QEVERI

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka treguar se për çfarë është diskutuar sot në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Por kur është pyetur për ndryshimet në qeveri, siç është aluduar në disa media gjatë ditëve të fundit, Rama ka thënë se nuk ka arsye për të patur ndryshime.

Kreu i qeverisë tha se në mbledhje u diskutua për axhendën e Kongresit të Partisë Socialiste, formën, statutin dhe për kandidaturën e Presidentit të Republikës.

“Ndryshime në kabinet, s’ka arsye që të ketë. Kemi diskutuar axhendën e Kongresit, formën e re që do të ketë, statutin e Partisë Socialiste. Kemi folur edhe për kandidatin për presidentin e republikës. Në kongres ne do të paraqesim rezultatet e Këshillimit Kombëtar”, deklaroi Rama.

Zjarr Tv Ad