Rama u bën presion naftëtareve/ Dilni nga greva sepse…

0
27
Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Prime Minister of Montenegro Dusko Markovic (not pictured), at the Vila Gorica, in Podgorica, Montenegro, 03 April 2017. Rama arrived in Podgorica for a one day official visit., Image: 327638623, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, TEMP EPA
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa naftëtaret e Ballshit, janë në ditën e tyre të 9-të të grevës, dhe gjendja sa vjen e rëndohet, Edi Rama u vendos kushte se do t’i takojë ato, vetëm në rast se e lënë në mes grevën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u kërkon naftëtareve që të lënë grevën e urisë, pasi asgjë nuk mund të zgjidhet me presion.

Rama: Unë jo vetëm nuk po hesht, por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione dhe me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë: Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë.

Gjendja e naftëtareve nuk ka qenë e mirë, madje njëra prej tyre, u dërgua mbrëmjen e djeshme me urgjencë drejt spitalit.

Ato thonë se; nuk do të tërhiqen nga greva deri në plotësimin e të gjitha kushteve të tyre, që janë; marrja e pagave të prapambetura, si  dhe rifillimi i punës në Rafineri.

Zjarr Tv Ad