Rama u bën thirrje qytetarëve: Denonconi në Komisariatin Dixhital ata që na turpërojnë si shqiptarë

0
166
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga pastrimi i ambientit në disa qytete të Shqipërisë.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital ata që dëmtojnë natyrën tonë e na turpërojnë si shqiptarë duke hedhur plehra në hapësirat e përbashkëta publike.

“Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit

Nëpërmjet aplikacionit Komisariati Dixhital ndihmoni duke identifikuar ata që dëmtojnë natyrën tonë e na turpërojnë si shqiptarë duke hedhur plehra në hapësirat e përbashkëta publike, një thirrje për të vepruar bashkë sa s’është vonë kundër ndotjes mjedisore.

*momente nga pastrimi në Durrës, Krujë, Libohovë, Memaliaj, Gramsh, Përmet, Ura Vajgurore, Gjirokastër, Kuçovë, Roskovec dhe Mallakastër”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad