Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat së bashku me kryeministrin e Kosovës Albin Kurit, i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve se mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës ka mosmarrëveshje.
Rama theksoi se marëdhëniet mes dy qeverive janë shumë të mira dhe nuk ka asnjë mungesë së ecurisë së punës.
Ndër të tjera kryeministri theksoi se ai nuk përfshihet në jetën politike të Kosovës dhe nuk ka asnjë qëllim të tillë.
“Kam një lajm për ata që duan të gjejnë arsye që të bëjnë komente për mosmarrëveshje dhe mungesë së ecurisë së duhur të punës mes dy qeverive.
Me qeverinë aktuale ne kemi shkallën më të lartë zbatimit të marrëveshjeve të shkruara, përfshirë dhe marëveshjet e kaluara.
Shpresoj që ky të komnsiderohet nje fakt dhee jo një arsye tjetër për të bërë spekulime të natyrës politike sepse unë jam tërësisht i papërfshirë dhe i painteresuar të përfshihem në jetën politike të Kosovës”, tha Rama.