Enti Rregullator i Energjisë ka reaguar vetëm pak orë pasi kryeministri Edi Rama, lajmëroi se është tërhequr nga vendimi për shtrenjtimin e energjisë për ata që kalojnë fashën 800 kWh.
Në një njoftim për mediat ERE sqaron se ka publikuar tashmë listën e re të çmimeve, për ata familjarë që konsumojnë mbi 800 kWh.
Sipas, ERE këto çmime janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.
Ndërkohë, më tej thekson në situatën aktuale në të cilën ndodhemi ku kemi një luhatje të burimeve të furnizimit, ky vendon mund të rishikohet dhe ky rishikim do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike.
Njoftimi i plotë:
Për të gjithë konsumatorët familjare që furnizohen nga shërbimi universal.
ERE ka publikuar tashmë çmimet e përditësuara për konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kWh. Aktualisht këto çmime janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.
Me VKM nr. 584, datë 08.10.2021, Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike.
Në situatën aktuale të luhatshmerisë së lartë të burimeve të furnizimit me energji elektrike, nga prodhimi vendas, vendimmarrja e Entit Rregullator të Energjisë mbi ndryshimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike, është objekt rishikimi peroidik. Ky rishikim do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike.
ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë, kostot e furnizimit sipas burimit të siguruar të energjisë.