Rama ultimatum për prishjen e ndërtimeve pa leje, Vasili: Batakçiu u kujtua tani pas iu grabiti votat pronarëve

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nën-kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas ultimatumit që Rama dha sot për pronarët e ndërtimeve pa leje, që t’i prishin vetë brenda javës, pasi te henen tjeter nis nje operacion per shembjen e ndertimeve pa leje ne bregdet.

Vasili e konsideron këtë lëvizje të Ramës një “goditje poshtë brezit” pasi e mori këtë vendim tani që zgjedhjet mbaruan, pasi iu mori votat pronarëve të këtyre objekteve, me premtimin e madh të legalizimit.

Me një teori disi të pakuptueshme, Vasili thotë se Ramës i intereson që turistët të “tmerrohen” nga gërmadhat dhe të ikin në Turqi në vend që të qendrojnë në vendin tonë.

Statusi i Petrit Vasilit: 

Batakçiu u kujtua te prishte ndertimet pa leje, vetem tani, pas zgjedhjeve dhe pasi u grabiti votat pronareve te tyre me kercenime, pagime dhe shantazhime.

Batakçiu u kujtua te prishte ndertimet pa leje ne bregdet, pikerisht tani ne qershor, qe ka filluar sezoni turistik.

Qe turistet te shohin germadhat dhe rrenojat ne bregdet dhe te ikin nga syte kembet ne Turqi e gjetke. Apo harrova, ai kete do!!

Zjarr Tv Ad