Rama uron 1 Qershorin me foton e ëmbël

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot është 1 qershori, dita ndërkombëtare e fëmijëve. Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë fëmijët përmes një fotoje të ëmbël të një vogëlusheje.

“Gëzuar ditën e fëmijëve”, ka shkruar Rama në foton e shpërndarë në Facebook.

1 Qershori përveçse njjë ditë festive, është dhe në shenjë sensibilizmi për të drejta të barabarta të fëmijëve, kundër abuzimit dhe për garantimin e mirëqenies së tyre.

Kjo datë origjinën e ka nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925.

Në të njëjtën ditë, përkoi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”.

Zjarr Tv Ad