Rama uron ambasadorët për festat e fundvitit, mesazh për BE-në: Kemi gjithçka na duhet për të marrë dritën jeshile, koha kalon dhe frustrimi i shqiptarëve rritet

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama në darkën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme me ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë, ku të prnaishëm ishin edhe ministrat e qeverisë, ka uruar Trupin diplomatik për festat e fundvitit, por nuk ka harruar të japë edhe një mesazh për BE-në.

Ai u shpreh se Shqipëria ka gjithçka që i duhet për të marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave, por ende nuk ka ansjë shenjë, ndërsa shtoi se me kalimin e kohës, edhe frustrimi i shqiptarëve po rritet.

“Një vit tjetër po i afrohet fundit dhe jam këtu për të kremtuar mbërritjen e vitit 2022 dhe ripërtërirë angazhimin tonë ndaj miqësisë ndërkombëtare. Jam shumë krenar për shumë gjëra që ky shtet mishëron dhe për shumë gjëra që ne kemi bërë deri më tani.Viti që vjen është kyç për Shqipërin, teksa përgatitet të zërë vendin e saj në Janar si një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, një institucion që më misrë se kushdo tjëter mishëron frymën e bashkëpunimit dghe përgjegjësisë.

Është një mundësi historike për Shqipërinë, një vend i shenjuar ende nga dekada izolimi, armiqësie kundrejt kombesh të tjera, të të bërit gjëra nga deliti. Fakti që tahsmë jemi në gjendje të bashkëngjitemi me vende të tjera që nuk i shohim si armiq por si aleatë për të ndërtuar një botë më të mirë, tregon sesa kemi rrugëtuar.

E ardhmja krijohet edhe përmes vullnetit për të dëgjuar më shumë njëri tjetrin. Me kalimin e kohës mund të ndihmojmë me vendimet. Më lini ta përmbyll me urimin për vitin e ri që të dëgjojmë më shumë njëri tjetrin. Jeta shkon shumë shpejt për ta cilësuar njëri tjetrin si armiq”, tha Rama ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad