Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një urim për të gjithë besimtarët ortodoksë që festojnë sot Pashkët.
Rama ka zgjedhur që urimin e tij ta shoqërojë me një foto, teksa shkruan “mirëmëngjesi😊 Gëzuar Pashkët Ortodokse❤️”.
Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin pas dy vitesh pandemi, mbrëm kremtuan në mesnatë ngjalljen e Krishtit në meshën e pashkëve, dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.
Të krishterët në festën e pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.