Rama uron Kosovën/ Mediat dhe komentuesit merren me hartën

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama uroi pavarësinë e Kosovës nga Brukseli. Ai postoi një video online, bashkë me shënimin.

“URIME DITËN E BEKUAR TË PAVARËSISË SË KOSOVËS TË GJITHË SHQIPTARËVE KUDO QË NDODHEN DHE I PËRJETSHËM QOFTË KUJTIMI I ATYRE QË DHANË JETËN PËR KËTË DITË”, shkruan Rama.

Por mediat dhe komentuesit po merren me faktin se Rama ka postuar hartën e shtetit më të ri në Kosovë. Prej disa kohësh, Edi Rama është shënjestruar nga politika kosovare si një aktor i rëndësishëm i projektit për ndarjen e Kosovës.

Ndërkohë marrëdhëniet e tij me politikën kosovare janë më të këqijat që ka shënuar ndonjë lider shqiptar.

 

 

 

Zjarr Tv Ad