Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama me anë të një “kartoline” nga Thumana ka uruar për Krishtlindje të gjithë besimtarët e krishterë kudo që flitet shqip. Rama shkruan se Krishtlindjet janë të vërteta kur kremtohen duke u dhënë dritën e dashurisë atyre që janë më nevojtarët për të.
“GËZUARKRISHTLINDJET me këtë kartolinë ekskluzive live nga Thumana:
“Krishtlindjet janë me të vërtetë Krishtlindje, kur kremtohen duke u dhënë dritën e dashurisë atyre që janë më nevojtarët për të” Paçi një vigjilje të bukur të kësaj nate të bekuar në shtëpitë tuaja kudoqofshi në Shqipëri, Kosovë e kudo në botë ku flitet shqip dhe Zoti e bekoftë familjen tuaj”, shkruan Rama.