Rama videomesazh me mllef u drejtohet sharësve të facebook: Si e keni hallin! Ça kërkoni nga unë?

0
1023
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama doli sërish sot në një videomesazh që dukej se i drejtohej të gjithë kritikëve të tij në facebook.

Pikërisht atyre që e kritikojnë nga shtëpia duke u future në Iphone dhe duke i shkruar në komentet poshtë videove apo postimeve që ai bën në facebook,

“Ça kërkoni nga unë?” U drejtohet Rama me videomesazh kritikëve të cilët thonë se me masat shtrënguese po çon në shkatërrimin e ekonomisë dhe shumë familje do të jenë pa bukë.

Në fjalimin 20 minutësh nuk e fsheh dot mllefin madje dhe komentuesit e vunë re dhe e kritikuan.

“Nuk e kuptoni që në këtë luftë botërore ku as Amerika nuk ka ilaç veç hyrjes brenda në shtëpi. Ne nuk kemi rrugë tjetër veçse të shpëtojmë jetën e familjarëve tanë duke bërë fisk këtë që po bëjmë”

“Çfarë kërkoni nga unë? Çfarë vdekjesh nga uria flasin disa pa pushim kur nga uria shqiptarët nuk kanë vdekur kurrë sepse edhe në kohët më të zeza kanë mbajtur njëri tjetrin”

Pse nuk doni ta kuptoni që kjo është luftë e pashoqe.. e para luftë në historinë e njerëzimit ku nuk e sulmon dot armikun vetëm mbrohesh ndaj tij.

Kur ra tërmeti ju dola për zot dhe nuk do i lë në mëshirë të fatit ata që presin të hyjnë në shtëpitë e rej adhe që vuajn ëmë shumë. Se janë në çadra pa ujë e pa drita dhe nuk shkruajnë në facebook.. dhe janë të duruar dhe falenderues kur marrin qesen për të cilën shumëkush nga ju tallet. Si e keni hallin ju që keni dhe internet për të sharë e mallkuar kur ankoheni për këta që vdesin për bukë.

Rama nënvizoi se është pikërisht rezistenca arsyeja pse kurba nuk po rritet shumë

“Kurba që nuk po rritet është rezultat i kësaj rezistencës. Dhe ka vetëm një rrugë rezistencë për ekzistencë asgjë tjetër”

Zjarr Tv Ad