Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri, Edi Rama gjatë një takimi me fermerët e Fierit, ka vijuar me deklaratat e tij ku fajëson luftën që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës për krizën ekonomike.
Rama tha se inflacioni që kishte sjellë lufta ishte më i keq se pandemia dhe tërmeti bashkë, duke shtuar se qeveria po kërkonte zgjidhje dhe jo fajtorë.
“Lufta e Putinit, bombat i ka cuar në Ukrainë, por këtu ka ardhur me monstrën e inflacionit që është më i keq se pandemia dhe tërmeti bashkë.
Ne jemi këtu për t’u thënë se ajo që po ndodh sot do na bëjë më të mençur, më të fortë dhe më të aftë. Në kohë krizash, disa kërkojnë zgjidhje ndërsa të tjerët kërkojnë fajtorë. Ne jemi për të kërkuar zgjidhje dhe njerëzit kërkojnë zgjidhje se nuk kanë kohë të kërkojnë fajtorët”-tha Rama.