Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Rama në SHBA do të zhvillojë një vizitë 4-ditore, ku nesër do të takohet me sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken.
Sot kreu i qeverisë do të marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria është anëtare e përkohshme.
Vizita e Ramës në SHBA vjen pasi njoftoi se departamenti i Shtetit konfirmoi se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Axhenda paraprake e kryeministrit Edi Rama në SHBA
14 shkurt: Takim me Sekretarin e përgjithshëm Guterres dhe pritja zyrtare e Shqipërisë me rastin e anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit
15 shkurt: Takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken
16 shkurt: Takime