Kryeministri Rama është akuzuar shpeshherë se projektet e tij janë vetëm 3D, por këtë herë duket si ai ka mundur edhe veten, duke e vjedhur këtë projekt.
“Mirëmëngjes dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Komisionin Evropian dhe Bankën Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë” – kështu shkruante Kryeministri Edi Rama në llogarinë e tij Facebook e tij ditën e djeshme, duke postuar një video nga e ashtuquajtura hekurudha Tiranë-Durrës.
Por, Akoma pa u mbyllur dita, ka rezultuar pamjet e publikuara nga Kryeministri Rama, janë të vjedhura nga një projekt në Katar.
Pamjet janë marrë shabllon, ashtu sikurse janë paraqitur edhe në videon e publikuar në YouTube për metronë e Doha-s, Kryeqyteti i Katarit.
Nëse këto pamje janë të vjedhura nga Kryeqyteti i Katarit, atëherë po me projektin e shumëpërfolur çfarë ka ndodhur, aq sa edhe për një renderim në 3D nuk është lodhur kush?
Pamjet u publikuan edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Edvin Gënjeshtra u paraqet shqiptarëve si projekt në 3D të hekurudhës Tirane – Durrës, projektin e metrosë së Dohas, kryeqytetit të Katarit. Ndiqeni dhe shpërndajeni sipas dëshirës këtë video,” kështu ka shkruar ish-kryeministri, Sali Berisha.