Rama zbuloi sot nëse do e rikandidojë Veliaj, për Bashkinë e Tiranës

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më 30 qershor është caktuar data e zgjedhjeve lokale, ku vëmendja më e madhe është në Bashkinë e Tiranës.

Kryeministri Edi Rama teksa ka qenë i pranishëm ditën e sotme në prezantimin e projektit të Kampusit të ri Universitar në Qytet Studenti, ka dhënë një sinjal, nëse do e rikandidojë Erion Veliaj për Bashkinë e Tiranës.

Ai la të kuptohej se Veliajt do ti besohet një tjetër përballje zgjedhore për bashkinë më të madhe në vend, teksa tha se Kampusi Universitar do të përfundojë brenda mandatit tjetër të kryetarit të baskisë, ndonëse nuk i përmendi emrin.

“Brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë në situatë katërcipërisht ndryshe. Ndërkohë, bashkë me Bashkinë e Tiranës do të fillojmë ndërtimin e këtij kampusi dhe brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë ne do të përfundojmë kampusin universitar”, deklaroi Rama.

Zjarr Tv Ad