Rama zbulon bisedën me Bledi Çuçin: Qëndroi mbi 20 minuta në Kryesi, nuk pranonte të renditej në listë te…

0
458
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama, ka zbuluar bisedën me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, lidhur me listat e Partisë Socialiste, për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë një aktiviteti ku po prezanton kandidatët për deputetë, Kryeministri u shpreh se; Ministri Çuçi ka qëndruar mbi 20 minuta në Kryesi, duke këmbëngulur që të vendosej i treti dhe jo i sigurt në listën e Gjirokastrës.

“Dua të veçoj Bledi Çuçin, drejtuesin e listës sonë në Gjirokastër, i cili ndenji më shumë se 20 minuta në Kryesi, duke këmbëngulur që të mos qëndronte te kufiri bazë, po te kufiri maksimal. E solla si shembull. Ai kërkoi të rrezikojë deri në fund, duke kërkuar të vendoset i treti. Falenderimin tjetër e kam për Dionisin, që iu përgjigj menjëherë, pa asnjë ngurrim, ftesës, kërkesës për t’u përfshirë në këtë, duke u larguar nga një zyrë, jo për të braktisur Dibrën, por për ta forcuar atë. Një socialist pasionant, që do të jetë një vlerë e shtuar në përpjekjen tonë të përbashkët për Dibrën”, ka thënë Rama.

 

Zjarr Tv Ad