Rama”braktis” para kohe asamblenë e PS-së në Vlorën thërret me urgjencë mbledhje në Ministrinë e Brendshme

0
367
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama teksa ka lënë ambientet e Teatrit ‘Petro Marko’ në Vlorë, u shpreh se ka thërritur një mbledhje në Ministrinë e Brendshme, për ristrukturimin e Policisë së Shtetit, gjë e cila sipas tij është përshpejtuar si shkak i ngjarjeve të fundit në vend.

Rama la të kuptojë se do të ketë ndryshime të drejtuesve, ndërsa foli dhe për mbledhjen e asamblesë së PS-së në Vlorë, qytet për të cilin tha se nuk mund ta ndajë mandati i deputetit në Durrës.

Sipas Ramës në Asamble është diskutuar dhe çështja e bashkisë, për shkak se Vlora është në mesin e qyteteve që kanë të zhvilluar turizmin dhe meritojnë një vëmendje të veçantë.

Rama:

Unë kam zgjedhur që të jem deputet i Durrësit, për t’i kushtuar një vëmendje të veçantë, por unë do të vazhdoj të jem në Vlorë, për të bërë dhe më shumë, sepse me Vlorën nuk më ka lidhur mandati i deputetit, dhe nuk më ndan ndarja e mandateve.

Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë punën në Vlorë, këtu kemi shumë sfida që kanë të bëjnë dhe me adminsitrimin e vogël, unë jam i shqetësuar për bashkitë që kanë detyrime ekstra, dhe kanë lidhje me industrinë e turizmit.

Unë kam thirrur Ministrinë e brendshme dhe drejtuesit e policisë, për të lancuar një fazë të re të ristrukturimit, dhe është koha që ta përshpejtojmë me disa javë. 

 

Zjarr Tv Ad