Rama:Kush pengon zgjedhjet s’shkel në SHBA e BE

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një mesazh për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryedemokratin Lulzim Basha që të mos përpiqen të pengojnë zgjedhjet pasi janë duke luajtur me zjarrin dha i par ii qeverisë në nisje të fushatës zgjedhore.

Por jo vetëm kaq, ai tha se çdo shqiptar që do vendosë të shkelë ligjni dhe Kushtetutën jo vetëm do dënohet ashtu siç ligji parashikon, por edhe do ju ndalohet hyrja në SHBA apo BE.

“Nuk duam të shohim askënd prapa hekurave për shkak të një plaku të marrë, ndaj do ju dalim borxhit gjatë gjithë këtyre ditëve, do ju tregojmë me durim ku janë kufijtë e ligjit, do ju tregojmë çfarë thuhet në kod. Do jemi të vërtetë dhe do ju themi sa keq përfundon një njeri që dhunon të drejtën zgjedhjore. Shkon deri aty sa i pengon vetes dhe familjes lirinë për lëvizje në SHBA, po ashtu edhe të hyrjes në BE. Unë kam bindjen se 30 qershori do jetë një ditë ku shumë prej atyre që i dalin atyre në krahë s’ do pranojnë t’ju binden”

 

Zjarr Tv Ad