Kryetari i Bashkise Kolonjë Erion Isai, ndonëse prej dy vitesh e gjysëm është i angazhuar në drejtimin politik, ai nuk ka harruar të jetë prezent në media për të folur mbi karrierën dhe nëj prej pasioneve të tija më të mëdha, aktrimin.
Së fundmi, në një intervistë të dhënë Isai ka përshkruar me një fjali të vetme disa prej personazheve shqiptarë, ku nuk kanë munguar as dy figurat më të rëndësishme politike, kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Padyshim që komentet që tërhoqën më shumë vëmendje ishin ato për kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Edi Rama: Nuk kam njohje, nuk e kam mik as shok. Të punosh me të është surprizë shumë e madh nuk e di a do vijë njëri-tjetër me shumë punëtor se ky. Sali Berisha:Lider, nuk jam dakord me asnjë lloj tipologjie të tij, po lider është.”, tha Isai.