Ramës nuk i del “e keqja” me BE-në, e sulmon edhe në Turqi: Ata nuk mbajnë premtimet e tyre! Jemi bërë shumë herë gati për dasmë, por s’na ka ardhur nusja

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Bashkimin Europian në panelin “Rrugët Rajonale dhe Globale për Paqe dhe Prosperitet” në Antalia të Turqisë, pasi u pyet përse po vonon anëtarësimi i Shqipërisë.

Ai u shpreh se liderët e BE-së nuk janë në gjendje të mbajnë premtimet e tyre, pasi nga njëra anë shprehen se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet, ndërsa më pas nuk i hapin rrugën e anëtarësimit.

Sipas tij, Shqipëria tashmë do të përqëndrohet te rajoni dhe nuk do të bëjë më asnjë përgatitje për anëtarsëimin në Bashkimin Europian, teksa shtoi se shpreson se lufta në Ukrainë do t’i bëjë liderët e BE-së të reflektojnë.

Sa i shqetësuar jeni për këtë efekt domino në vendet europiane pas luftës në Ukrianë?

Nuk ka asnjë dyshim që ajo çfarë ka ndodhur me pushtimin e Ukrianës nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën. Qëndresa e ukrainasve është më shumë se qëndresë për vendin e tyre, por është qëndresë për ato vlera dhe mnëyrë jetesë që është edhe e jona. Sigurisht Ballkani Perëndimor është një pjesë e prekshme e të gjithë organizmit të Europës, sepse është një kombinim vendesh të NATO-s, vendesh jo anëtare dhe vendesh me histori të ndryshme lidhur me aleancat e tyre. Është shqetësuese dhe unë sapo dola nga një takim me Presidentin Erdogan ku diskutuam lidhur me nevojën për të ruajtur paqen në Ballkanin Perëndimor dhe për të mos lejuar që çfarëdolloj ndikimi apo ideje që mund të prekë Ballkanin Perëndimor, të mos gjejë hapësirë. Besoj se ajo që kemi nisur, një proces hapjeje të Ballkanit, e sjelljes së vendeve bashkë për një të ardhme më të mirë, ishte hapi i duhur për t’u hedhur. Është shumë e rëndësishme të punojmë fort për të ruajtur atë që kemi arritur për të ecur përpara pa rënë pre e provokimeve. Është shumë e rëndësishme ajo çfarë bëjmë dhe kur je i qartë për atë që bën, pjesa tjetër është më pak shqetësuese.

Sa vulnerabël është vendi juaj?

Ballkani Perëndimor ëhstë vulnerabël për shumë arsye. Së pari, kemi patur një histori ndryshe nga të tjerët. Kishim regjim komunist dhe një lloj komunizmi të pakrahasueshëm me pjesën tjetër të Europës. Shqipëria ishte Koreja e Veriut e Europës. Nuk kishim raketa, por mund të na çonin në burg për shkak të Elton John-it. Na duhet të kupojmë se fati ynë është në duart tona dhe na duhet të punojmë për ta përqëndruar rajonin drejt një të ardhme të përbashkët, që kjo miqësi të bëhet aq e fortë sa të mos e trazojë asnjë faktor i jashtëm.

Çfarë po ndodh me anëtarësimin tuaj në Bashkimin Europian?

Unë shpresoj se ajo që po ndodh këto ditë do të shërbejë në njëfarë mënyre për të hedhur njëfarë drite dhe për të sjellë një lloj ndërgjegjësimi për vendet e BE-së, të cilat nuk kanë parë luftë gjatë jetës së tyre. E kam fjalën për brezin që sot udhëheq BE-në, nuk kanë parë asnjëherë luftë. Është bërë problem të merrem me opinionin e tyre publik, të përballem me valët e populizmit, më shumë sesa të ecim përpara me projektin europian. Sa i takon Shqipërisë dhe sa më takon mua, na duhet të vazhdojmë të ecim me reformat dhe të nxisim për ta bërë vendin tonë një shtet europian mbështetur në të njëjtat parime dhe vlera që funksionon njësoj si BE. Nga ana tjetër, kur BE të formalizojë këtë proces, se kur e bën këtë nuk na takon ne, dhe sinqerisht sipas fjalëve të tyre, ne jemi përgatitur për këtë dasmë disa herë, por nusja nuk erdhi. Tani nuk do të përgatisim më dasëm, por do të punojmë dhe jemi aty. Kur të duan të martohen me ne, do të jemi gati. S’do të kemi më asnjë përgatitje. Ata nuk janë në gjendje të mbajnë premtimet e tyre. Ndoshta viza në zemër të Europës, me këtë agresion ushtarak të paimagjinuar ndaj një vendi demokratik, do t’i zgjojë dhe do t’i bëjë të kuptojnë nevojën për të faktuar paqen çdo ditë dhe gjeopolitika do të bëhet më e ndjeshme dhe e arsyeshme. Shqiptarët janë njerëzit më pro-europianë dhe më pro-europianë sot sesa francezët. Nëse edhe kjo nuk mjafton, nuk ka problem për ne. Do të përqëndrohemi te rajoni, sepse aty duhet të mbajmë sa më shumë atë që kemi arritur dhe të arrijmë paqe mes të gjitha vendeve. Nëse kjo luftë nuk do jetë mjaftueshëm, nuk e di se cili mund të jetë mesazhi ndaj lierëve që bëjnë premtime dhe nuk i mbajnë ato.

Zjarr Tv Ad