Ramush Haradinaj firmos koalicion parazgjedhor me partinë e Shpend Ahmetit

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas një konference të përbashkët për mediat, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti, kanë konfirmuar nënshkrimin e një marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Më herët, Këshilli drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  ka mbajtur një takim ku është votuar që të bëjnë koalicion parazgjedhor me PSD-në. Në këtë njoftimi thuhej se i është dhënë mandati kryetarit Ramush Haradinaj për të zgjeruar koalicionin dhe eventualisht zgjerimin e tij me parti tjera.

‘Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, e ka votuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me Partinë Social Demokrate të Kosovës. Njëkohësisht, Këshilli Drejtues i AAK-së, që është organi më i lartë drejtues i Partisë, e ka mandatuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për diskutime për zgjerimin eventual të Koalicionit parazgjedhor të AAK-së’ thuhet në komunikatën e AAK-së

 

 

Gjithashtu po sot edhe Këshilli drejtues i PSD-së  ka mbajtur një mbledhje në të cilën është marrë vendimi për marrëveshjen e koalicionit koalicionit parazgjedhor me AAK-në.

Mësohet se është vendosur që koalicioni të jetë parazgjedhor, pra AAK dhe PSD do të garojnë në listë të përbashkët zgjedhore.

Zjarr Tv Ad