Ramush Haradinaj “këshillon” Berishën: Mos i shpallni luftë SHBA-së, kemi nevojë për aleatë si Amerika

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin “Quo Vadis”, ka folur në lidhje me situatën e PD në Shqipëri dhe përplasjet mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Ai tha se sido që të jetë situata gjithmonë duhet pasur kujdes në lidhje me marrëdhënien me SHBA.

“Është e vështirë të përcaktohet pse kanë ardhur këto dhe si kanë ndodhur zhvillimet në Shqipëri me z. Berisha, doktorin dhe kryetarin e PD-së dikur. E kemi kurrëgjë me mbajt qëndrim, por ne në Kosovë tregohemi shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet me SHBA dhe sillemi me respekt në takime pune. Shprehim mirënjohjen tonë, qëndrimet tona, ndonjëherë ndodh edhe të mos pajtohemi, por nuk bëjmë asnjeherë diplomacy publike, luftë qëndrimesh. Për shkak se SHBA-të kanë qenë vendimtare në ndërprerjen e gjenocidit të Serbisë mbi Kosovën dhe për shkak të bombardimeve që i shkaktuan Serbisë, në mbrojtje të territorit të Kosovës” tha ai.

Haradinaj u bëri thirrje gjithë shqiptarëve që mos ta nxjerrin veten në pozicione të një lufte publike me administratën e Amerikës

“E kam të vështirë të komentoj më shumë. I bëj apel të gjithë shqiptarëve kudo që janë, që mos ta nxjerrin veten në pozicione të një lufte publike me administratën e Amerikës sidomos kur synojmë për BE. Ne kemi ndikime të tjera më të mëdha si Rusia e të tjerë. Mendoj se kemi nevojë për aleatë si Amerika, për mirëkuptime, edhe nëse ndodh ndonjë tejkalim, ndonjë keqkuptim ka mënyra për t’i zgjidhur çështjet ashtu sic i zgjidhin familjet tona ose të paktën me interes të ndërsjelltë” tha ish kryeministri i Kosovës ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad