Kryetari i Aleancës për Akmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh se Kosova sot ka kaluar edhe një provë të demokracisë, duke mbajtur zgjedhje të lira dhe demokratike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj shprehet se partia që ai drejton ka fituar në gjashtë komuna dhe shkon në balotazh në një komunë.
“AAK-ja në këto zgjedhje e ka shënuar rezultatin më të mirë. Të dhënat tona flasin se kemi fituar në gjashtë komuna – Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Klinë, Deçan dhe Junik – dhe poashtu shkojmë në balotazh të paktën në një komunë – në Istog. Vërejmë rikthim dhe rritje të votës në disa komuna si Pejë, Prishtinë, Podujevë dhe komuna të tjera.
Është një fitore e pritshme për ne falë vlerave që ka Aleanca, punës së mirë të kryetarëve aktualë dhe programit të tyre qeverisës, po ashtu edhe falë punës së palodhshme të dhjetëra mijëra aktivistëve të Aleancës”, shkruan ai.