Ramush Haradinaj “takim vëllazëror” me Ramën: I kërkova të ndihmojë Kosovën!

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ndodhet në Tiranë dhe njofton se ka zhvilluar një “takim vëllazëror” me Edi Ramën. Ai thekson se i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë që të ndihmojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike”, shkruan Haradinaj.

Më tej, ish-kryeministri i Kosovës thotë se e ka falenderuar Ramën, për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova.

“I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj. E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova”, përmbyll Ramush Haradinaj.

Shënimi i plotë i ish-kryeministrit të Kosovës:

Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.

I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj. E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova.

Zjarr Tv Ad