Ramush Haradinaj thirrje kryeministrit Kurti: Hyrja në Kosovë me tre vaksina është arbitrare, ke blloku shqiptarët!

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kreut të qeverisë në Kosovë që të heq vendimin për hyrjen në vend të të gjithë personave me tre doza të vaksinës. Ai thotë se ky vendim i qeverisë së Kosovës bllokon shqiptarët.

“Vendim arbitrar e i dëmshëm ndalimi në kufi i qytetarëve që nuk i kanë tri vaksina. Me këtë vendim bllokohen kryesisht shqiptarët. Këtë masë nuk e ka apliku asnjëri nga shtetet fqinje. Ky është gabim i rëndë i qeverisë, që nuk mund të arsyetohet me asgjë. Prandaj hiqe bllokadën Kryeministër”, shkruan Haradinaj.

Sot, në doganën e Morinës është mbajtur një protestë paqësore nga shqiptarët që jetojnë në zonën pranë kufirit me Kosovën dhe ju duhet të kenë me patjetër 3 doza të vaksinës që të kalojnë. Ata kanë bërë thirrje për shfuqizimin e këtij vendimi.

“Kam marrë plot mesazhe prej miqve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës. Gjithë ata ankohen, dhe me të drejtë, se Qeveria e Kosovës iu ka mbyllë kufirin, me justifikim se nuk i kanë tri vaksina! Këtë masë e ka zbuluar veç Albin Kurti dhe ka vendosur t’i bllokojë shqiptarët andej e këndej kufirit! Unë kam veç një fjalë për Albin Kurti, “hiqe bllokadën sa nuk ta ka bërë populli bllok ty”, vijon Haradinaj.

Zjarr Tv Ad