Ramushi në ‘luftë’ me Ramën/ Dauti ‘kokë e këmbë’ në dashuri me Veliajn!

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çudirat e politikanëve në hapësirat shqiptare, nuk kanë të sosur.

Si janë sot nuk gdhihen nesër; çfarë ishin dje, nuk njihen sot!
Kjo ka ndodhur edhe me politikanin nga Kosova, Daut Haradinaj, vëllanë e ‘Ramush mashtruesit’, sipas asaj që mendon Edi Rama.

Dauti ka qenë së fundmi në Tiranë dhe ka takuar ‘vëllanë e vogël’ të Edi Ramës, atij që ja quajti vëllanë më të madh ‘mashtrues’ dhe e hodhi në gjyq.

‘Vëllai’ i Ramës që përdoret prej tij në shumicën e punëve të pista që bëhen në Tiranë, Erion Veliaj, (i cili në Shqipëri njihet edhe si mashtruesi më i madh që kur këtu kanë nisur njerëzit të merren me politikë), e paska magjepsur Dautin.

‘Takim vëllazëror me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj.

Është kënaqësi e veçantë që të shkëmbejmë ide dhe përvoja me Erionin që Tiranën e ka kthyer në kryeqytet konkurrent me vendet e zhvilluara.

Bashkëpunimi ynë është në vazhdimësi, dhe jo vetëm në nivel takimesh, por i çdoditshëm dhe praktik për të mirën e kryeqyteteve tona shqiptare’, shkruan Daut Haradinaj.

Duket si i dashuruar!

Edhe gjuhën letrare shqip, e ka përdorur saktë. Sepse dihet; stafi i Lali Erit ka një qerre me njerëz që kujdesen për këto detaje.

Tani për të mos e zgjatur le të analizojmë dashurinë e Dautit që ka shpërthyer në këtë tekst, e në fotografitë që e shoqërojnë.

E quan Veliajn; ‘vëlla’. Por Veliaj nga ana e tij mburret poshtë e përpjetë, se e ka Edi Ramën ‘vëlla të madh’.

Ky i fundit, ka thënë për vëllanë e ri të Veliajt (Dautin) se vëllai i tij Ramushi është një mashtrues. Pastaj e hodhi edhe në gjyq, mu në mes të Prishtinës.

Por deri këtu nuk ka ndonjë ‘habi’.

I fut një gotë verë të mirë me Lali Erin dhe kalohet Ramushi. Por edhe ky i fundit nga ana e vetë është zbutur shumë këto kohë, edhe pse ‘luftën’ me Ramën e vazhdoi në FB kur ky i fundit mashtroi për takimin në Berlin.

Interesante është pjesa kur Daut Haradinaj thotë se, ‘është kënaqësi e veçantë të shkëmbejmë ide dhe përvoja me Erionin’.

Çfarë idesh e sidomos përvojash, ka marrë ai nga Lali Eri?!

Atë të lejeve të ndërtimit dhe betonizimit të Tiranës nga krimi i organizuar, apo idenë e kthyer në realitet, ‘një pemë një pallat’?!

Apo përvojën se si Veliaj me një ushtri piari nga prapa bën ‘magjinë’, sikur është livë në TV duke mbjellë pemë, a në shtëpinë e ndokujt në nevojë, por në fakt është jashtë vendit për qejf të tij?!

Apo ndanë ‘përvojën’ se si mund të ngresh në mes të ndonjë lulishteje ndonjë kullë shumëkatëshe, pavarësisht se shkatërron këtë qytet e pavarësisht se nga vijnë paratë?!

Por pjesa edhe më interesante është kur Dauti shfaqet, sikur të jetë kryetar i bashkisë së Prishtinës.

‘Bashkëpunimi ynë është në vazhdimësi, dhe jo vetëm në nivel takimesh, por i çdoditshëm dhe praktik për të mirën e kryeqyteteve tona shqiptare’, shkruan ai.

Nuk dihet se sa ka e në dorë Daut Haradinaj të mirën e dy kryeqyteteve shqiptare, por kur flet për një ‘bashkëpunim praktik’ me Lali Erin e besojmë…

Gjithsesi nga e gjitha kjo, ajo që kuptohet deri më tani nga ky ‘takim vëllazëror’, është se:

Ndërkohë që Ramushi është në ‘luftë’ me Ramën, i vëllai Dauti është zhytur ‘kokë e këmbë’ në dashuri, me Erion Veliajn!

Zjarr Tv Ad