“Range Rover i parkuar gabim dhe me stemë policie, nuk ndëshkohet”, reagon Policia: Pas konstatimit, shoferi u gjobit me 2 mijë lekë të reja

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me një video që qarkulloi në rrjete sociale, ku shfaqeshin disa automjete të ndëshkuara me masë administrative, ndërsanjë automjet që në kroskot kishte të vendosur një stemë Policie, u tha se nuk ishte gjobitur.

Në lidhje me këtë të fundit, Policia sqaron se pas konstatimit drejtuesi i këtij mjeti, një efektiv policie, është ndëshkuar në mungesë me masë administrative 2000 lekë të rinj, për parkim të gabuar.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen disa automjete të ndëshkuara me masë administrative, ndërsa një automjet që në kroskot kishte të vendosur një stemë Policie, nuk ishte ndëshkuar me masë administrative, ju sqarojmë se:

Policia Rrugore e Tiranës, më datë 05.01.2023, në orën 17:17, gjatë monitormit të qarkullimit rrugor, ka konstatuar automjetin tip “Range Rover”, që mbi kroskot kishte të vendosur një stemë të Policisë, dhe ndodhej i parkuar në shkelje të sinjalistikës rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, kanë ndëshkuar në mungesë, me masë administrative 2000 lekë të rinj, drejtuesin e automjetit që kishte parkuar automjetin në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, në vendin ku është shfaqur në videon e publikuar në rrjete sociale, së bashku me disa automjete të tjera.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Zjarr Tv Ad