Eros Grezda mund të ndryshojë fanellë që në këtë merkato vere.
Mesfushori i avancuar i kombëtares shqiptare nuk po gjen hapësira te Rangers, me gjigantët skocez që janë të gatshëm ta vendosin në bursë. E kjo situatë duket se i ka pëlqyer tej mase ekipit të Ligue 1, Stade Brestois.
Këto të fundit kërkojnë përforcime në sulm dhe firma me 24 vjeçarin do të ishte ideale për ta. Kartoni i ish-lojtarit të Osijek u ble nga Rangers pikërisht nga kroatët për shifrën e 2 milionë eurove, teksa tashmë gjiganti skocez është gati ta lë të lirë edhe për 1.5 milionë euro.
Kur kanë kaluar pothuajse 2 vite në Skoci, Grezda ka mundur të grumbullojë vetëm 13 takime, ku ka shënuar edhe dy herë. Një formë që i ka kushtuar edhe mosgrumbullimin në kombëtaren shqiptare, me të cilët ka luajtur në 13 takime dhe ka realizuar vetëm një herë.