Raporteri i PE David Lega i bën thirrje qeverisë Rama: Tërhiqni ligjet për median

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian David Lega, godet sot sërish ligjin “antishpifje”  të qeverisë Rama, i cili është kundërshtuar dhe nga mediat e gazetarët në vendin tonë.

Duke lavdëruar si lajm të mirë, arritjet e medias në përpjekje për vetërregullim, Lega kritikon sërish “paketën antishpifje të propozuar nga qeveria”.

“Garantimi i lirisë së medias, është vital për demokracinë dhe i domosdoshëm për integrimin në BE të Shqipërisë” e përmbyll deklaratën e tij Lega.

Në debatin për problemet e demokracisë në Shqipëri, të mbajtjur në Komisionin e Jashtëm të PE-së në qershor, Lega deklaroi se; qeveria Rama po tregohet e butë me baronët e që merren me aktivitet të paligjshëm, ndërsa me gazetarët, e ashpër.

Javët e fundit, qeveria tentoi të aprovonte disa amendamente të hartuara fshehtas, të cilat nuk pasqyronin opinionin e Komisionit të Venecias. Delegacioni i BE-së në Tiranë dhe Stefan Schenach, raporter per median në Asamblenë Parlamentare të Keshillit të Europës (si edhe anëtar i Grupit Socialist ) reaguan ashpër.

Opozita, Presidenti dhe shoqëria civile, e kanë denoncuar vazhdimisht ligjin e qeverisë Rama, si një rrezik për lirinë e medias.

Postimi i Legës:

🆕Good news for online media in #Albania!

👍 Self regulation – independent media.

👎 The #antidefamation laë proposed by the government.

Ensuring #mediafreedom is vital for democracy and indispensable for Albania’s EU integration.

Zjarr Tv Ad