Agjensia e antitrafikut në Nigeri ka raportuar se rreth 20.000 vajza nigeriane janë detyruar të prostituojnë në Mali.
Shumë prej vajzave punojnë në hotele ose klube nate pasi iu shitën rrjetit të prostitucionit nga trafikantët e qenieve njerëzore, sipas një zbulimi të kryer nga agjencia nigeriane në bashkëpunim me autoritetet maliane në dhjetor.
Arinze Osakwe i NAPTIP tha për CNN se shumica e vajzave janë joshur nga trafikantët e njerëzve që i premtonin punësimin në Malajzi.
“Ata u thanë se do i çonin në Malajzi por i dërguan në Mali. Ndërsa u thanë se do punonin në restorante me 5 yje ku do të paguheshin 700 dollarë në muaj,”-shtoi Osakëe.
Disa nga vajzat janë shitur si skllave seksuale në kampet e minierave të arit në pjesët veriore të Malit, tha ai.
Zyrtarët nga agjencia Operation Timbuktu shpëtuan 104 vajza nigeriane nga tre bordello në Bamako, kryeqytetin e Mali-t në vitin 2011.
Ato u detyruan të prostituonin në komunitetet minerare në Malin e veriut.
“Ne morën 104 vajza nga tre shtëpi publike dhe ishin kryesisht të moshës 13 deri në 25 vjeç,”-tha Osakwe. “Numri i vajzave nigeriane të trafikuara në Mali ka qenë jashtëzakonisht i madh.”
Agjencia tha se po punon me autoritetet maliane, Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin dhe Agjencinë Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave për t’i dërguar vajzat në Nigeri.
Çdo vit dhjetëra mijëra nigerianë trafikohen ilegalisht në destinacione jashtë vendit, veçanërisht në Evropë.
Rreth 97 % e viktimave janë gra, dhe 77 % janë shfrytëzuar seksualisht nga trafikantët, sipas vlerësimeve të IOM.