Raporti Botëror i drogës: Shqipëria në listën e 10 vendeve të para për kultivimin dhe shitjen e kanabisit

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria është në listën e 10 vendeve të para për kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit në rang global.

Raporti Botëror i Drogës për vitin 2022 nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin tregon se Shqipëria zë vendin e 7-të në botë për prodhimin dhe shpërndarjen e kanabisit. Nga 154 vende, Shqipëria renditet e 7-ta vetëm pas Marokut, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistanit dhe Libanit.

Vendi ynë kaloi dhe shtetet si Kirgistani, Irani, Nepali dhe India, të cilat plotësuan listën e 11 vendeve kryesore për kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit nga 154 vende. Shqipëria renditet gjithashtu e para në rajonin e Evropës Juglindore, duke sugjeruar se ka një veprimtari të zhvilluar në kultivimin e kanabisit, i cili ose eksportohet ose përdoret brenda vendit. Pas Shqipërisë erdhën Turqia, Rumania dhe Bullgaria.

Vendi ynë është përmendur edhe për të ashtuquajturën ‘rrugë ballkanike’ për trafikun e heroinës, e cila nis në Pakistan dhe kalon nga Siria, Turqia, Greqia dhe Shqipëria për të vazhduar drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Sipas raportit të OKB-së, legalizimi i kanabisit në disa vende ka ndikuar në rritjen e përdoruesve të kësaj droge, ndonëse shpesh pretendohet se legalizimi ka efekt të kundërt. Ai gjithashtu raporton një rritje të përdorimit të kokainës, drogave sintetike dhe mangësi në mekanizmat e trajtimit të problemeve të drogës, veçanërisht te gratë.

Panorama.al

Zjarr Tv Ad