Ambasada Amerikanë në Tiranë, ka reaguar në lidhje me raportin e DASH, ku qeveria shqiptare është cilësuar si më e korruptuara.
Përmes një postimi në “Tëitter”, ambasada rithekson mbështetjen e tyre ndaj reformës në drejtësi në vendin tonë, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë të zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar.
“SHBA janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme. Lexoni raportin e Departamentit të Shtetit mbi Të Drejtat e Njeriut.
Siç vërehet në raportin mbi Shqipërinë të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi apo korrupsioni. SHBA mbështet me forcë reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar & krimit të organizuar, & forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri”, shkruan Ambasada.