Raporti i Dick Marty-t/ Spiropali “thumbon” Berishën dhe bën thirrje: Mallkoni një ditë tjetër, ka kohë për punë të liga, por…

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka kërkuar nga partitë politike në Kuvend që të miratojnë rezolutën mbi pabazueshmërinë e pretendimeve të ngritura në raportin e Dick Marty-t mbi Kosovën.

Spiropali, teksa thumboi Berishën, kërkoi që “mallkimet të lihen por një ditë tjetër. Ka kohë për punë të liga por koha juaj ka mbaruar”.

Elisa Spiropali: Sa herë kemi qenë të lirë kemi zgjedhur Evropën. Jam krenare që jam pjesë e ekipit të kryeministrit Rama. Ofroi një kontribut spektakolar, mes betejave për të mbijetuar mes sfidave të shumta, nga molotovet e zjarret e bojkotit. Kurrë në historinë tonë të mundimshme s’ka pasur Shqipëri më shumë dinjitet se sa sot. Kjo ditë është vetëm një stacion, kërkon një seri reformash. Askush nuk është i tepërt në këtë sipërmarrje, kush nuk gjen forcën të festojë, të paktën të heshtë.

Fati e desh që në të njëjtën ditë sot kuvendi të votojë një nga rezolutat më të rëndësishme. Raporti i Dick Marty është farsë. Duke tentuar të kthejë kokëposhtë të vërtetën. Sa më e madhe të jetë gënjeshtra aq më e vërtetë bëhet ajo. Ky raport vuri në lëvizje një mekanizëm të madh.

Cila është e vërteta jonë që duhet t’ia bëjmë të ditur gjithë botës, pavarësisht atyre që bërtasin dhe duan ta përdorin Kosovën si një qytë në luftën e tyre.

Shfaqja e mëngjesit kishte erën e një të shkuare dhe një gjuhe e retorike që i ka bërë dëm Shqipërisë vijimësisht, mund të kemi ndryshime ç’nuk i themi njëri-tjetrit, por në këtë pikë duhet të kemi një zë pa dallim politik.

Heroizmi s’mund të shndërrohet në krim. Të reflektojmë mbi të. Kam dy fjalë për atë që seancë më seancë nuk le gurë pa hedhur duke menduar se ngre piedestalin e tij.

Nuk duroi, mund të shajë e mallkojë Edi Ramën sa të dojë, mund të flasë për shkallët ku ishte ulur Kryeministri në Bruksel, njerëzit e kanë kuptuar se ka të drejtë ta bëjë se është i dëshpëruar. Rama të zbriti në ferrin e të vërtetës tënde. Më shave e mallkove pa asnjë fre, s’ka asnjë pikë.

Merre flamurin, Edin, Luçin këtu bëhuni të gjithë bashkë, s’ka problem mund të merrem me ju emër për emër se s’kam skelet frike. Besojmë se i shërbejmë njerëzve, mallkoni por një ditë tjetër. Ka kohë për punë të liga por koha juaj ka mbaruar.

Zjarr Tv Ad