Raporti i INSTAT: Rritet numri i të huajve që zgjedhin Shqipërinë për pushime

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Nëntor 2018, është 646.826, krahasuar me Nëntor 2017, ky tregues rezulton me rritje 2,9 %.

Në Nëntor 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 246.678. Krahasuar me Nëntor 2017,ky numër është ulur me 3,7 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në njëmbedhjtëmujorin e 2018 është 5.646.104 duke u rritur me 16,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Në Nëntor 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka patur rritjen më të madhe me 108,9 %, ulje kanë patur shtetasit nga Kosova me 26,6 %.
Në njëmbëdhjtëmujorin e 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka patur rritjen më të madhe 34,5 % .

Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi, gjatë muajit Nëntor 2018, janë 660.514 duke shënuar një ulje me 6,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Nëntor 2018, është 431.279 krahasuar me Nëntor 2017, ky numër është rritur 3,0 %.

Numri i shtetasve të huaj të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Nëntor 2018, është 229.235. Krahasuar me Nëntor 2017, ky numër është ulur 20,1 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në njëmbëdhjtëmujorin 2018, është 4.969.039, duke u rritur 3,8 %, krahasuar me të njëjtënperiudhë të një viti më parë.

Zjarr Tv Ad