Raporti i KE për mjedisin në Ballkanin Perëndimor: Menaxhimi i ujërave të zeza mbetet problem në rajon

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas një raporti të fundit të Komisioni Evropian përgatitur nga Qendra e Përbashkët Kërkimore lidhur me gjendjen e mjedisit, të tokës, të ajrit dhe të klimës në Ballkanin Perëndimor thuhet se përparimet në këto fusha mbeteten të kufizuara.

Manaxhimi i ujërave

Raporti vë në dukje që “një pjesë e konsiderueshme e legjislacionit të BE-së në sektorët e ujit dhe mjedisit tashmë është përfshirë në rregulloret kombëtare në vendet e Ballkanit Perëndimor por nevojiten ende përpjekje të konsiderueshme për të krijuar praktika funksionale të menaxhimit të ujit”.

Gjetjet e raportit flasin që ndotja nga ujërat e zeza urbane mbeten shqetësuese në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe pse “investimet në mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza janë prioritet në këtë rajon  Zbatimi i rregullores së BE-së për ripërdorimin e ujit ka një rëndësi të veçantë në Ballkanin Perëndimor “për shkak të rritjes së nevojave për ujë nga njëra anë, dhe të mungesës së përgjithshme të ujit të disponueshëm nga ana tjetër, veçanërisht duke pasur parasysh ndikimin e pritshëm të ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor” vë në dukje raporti. Sipas të dhënave të paraqitura në këtë raport rritja e kapacitetit hidroenergjetik në të gjithë rajonin duhet kryer me shumë kujdes për të ruajtur ekosistemet e brishta ujore në rajonet kodrinore dhe malore.”

Bashkëpunimi rajonal dhe përpjekjet e përbashkëta me shtetet anëtare të BE-së janë parakushte për zhvillimin e përgjithshëm të sektorit të ujit, theksohet në raportin e Komisionit Evropian.

Menaxhimi i qendrueshëm i tokës në Ballkanin Perëndimor.

Raporti i Komisionit Evropian konstaton që “politikat në Ballkanin Perëndimor kanë një interes të shtuar për tokën për shkak të gamës së mallrave dhe shërbimeve të ekosistemit që ajo ofron dhe lidhjen e tyre me objektivat e “Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.”

“Strategjia e re e BE-së për Tokën synon që të sjellë të gjitha tokat e BE-së në një gjendje të shëndetshme deri në vitin 2050 mbi bazën e një game të gjerë veprimesh që në përgjithësi duhet të zbatohet deri në vitin 2030. Në këtë kontekst, KE synon të integrojë Tokat në një përdorim të qëndrueshëm, në të gjitha politikat e BE: në bujqësi, biodiversitet, ekonominë qarkulluese, zhvillimin urban apo ndotjen. “Zbatimi i një kuadri për mbrojtjen e tokës për të siguruar tokë të shëndetshme është një prioritet për zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor” thekson raporti.

Bujqësi rigjeneruese bazuar në parimet agro-ekologjike

Sipas raportit një element kyç përbën bujqësia rigjeneruese në përputhje me parimet agro-ekologjike, të cilat janë të lidhura me zonat përkatëse që reflektojnë karakteristika të natyrshme të tokës dhe nevojat e përdorimit të saj.

Observatori i BE-së për Tokën së bashku me Agjencinë Evropiane të Mjedisit (EEA- European Environment Agency) pritet të krijojnë një udhërrëfyes për një monitorim të integruar të tokës dhe një kuadër për mbledhjen e të dhënave për të kontrolluar efektivitetin e politikave dhe instrumentet për nismat e BE-së dhe ato të Ballkanit Perëndimor për forcimin e sistemeve të monitorimit të përdorimit të tokës që “nuk janë më funksionale” thekson raporti.

Nismat e BE-së për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tokës do të shtrihen në Ballkanin Perëndimor, theksohen në raportin e KE. Në vitin 2023 KE do të miratoje një “ligj të ri për toka të shëndetshme, me synimin që të mos pengohet kapaciteti i tyre në ofrimin e shërbimeve të ekosistemeve”./

Zjarr Tv Ad