Raporti i OSBE/ODIHR për 25 Prillin/ Taulant Balla: Më i miri në 30 vitet e fundit…

0
352
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndryshe nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, thotë se raporti final i OSBE/ODIHR, mund të cilësohet si “ më i miri për zgjedhjet në këto 30 vite”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se zgjedhjet ishin demokratike dhe respektuan lirinë e zgjedhësve pa ndikime politike.

Postimi i Ballës

OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve. Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport.

Zjarr Tv Ad