Raportuesja e PE: Përfundoni reformën zgjedhore, ju vendosni për zgjedhje të parakohshme

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Raportuesja e Parlamentit Europian e quajti hap të mirë vendimin për shtyrjen e votimit të dy pr/ligjeve pjesë e të ashtuquajturës  paketa ‘antishpifje” dhe nënvizoi: “Shpresoj që të merren në konsideratë të gjitha rekomandimet e komisionit të Venecias “

Raportuesja Isabel Santos nënvizoi “dialogun dhe të qenit të bashkuar “ mjaft të rëndësishme për procesin e integrimit.

“97 % e qytetarëve të Shqipërisë duan që të jenë pjesë e BE. Pra politikanët duhet të kuptojnë cili është interesi i qytetarëve dhe interesi i qytetarëve duhet të qëndrojë mbi interesat e cdo kujt tjetër tonat ose edhe interesat tona si politikanë, si personalitete dhe mbi interesat e partive politike. Kjo është thirrja ime, ky është apeli im. Dialog dhe të qenit të bashkuar në Shqipëri”. 

Zgjedhje të parakohshme?

Santos tha se është një vendim që duhet ta marrin aktorët politikë, dhe jo ajo.

“Ky është një vendim që duhet marrë nga aktorët politikë të vendit. E vetmja thirrje është reforma zgjedhore. Shqipëria duhet të përfundojë reformën zgjedhore në bazë të rekomandimeve të OSBE/ ODIHR . Sa I takon zgjedhjeve të parakohshme është një vendim që aktorët politikë do të duhet ta marrin jo unë.” 

Zjarr Tv Ad