“Rasti” Cllevio/ Kur dhuna, droga, sharjet, nuk ia dolën t’a bëjnë të famshem

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Rasti” Cllevio/ Kur dhuna, droga, sharjet, nuk ia dolën t’a bëjnë të famshem

 Cllevio, ky personazh butaforik që muajt e fundit ka marrë shumë vëmendje në rrjetet sociale edhe pse nuk ka bërë asgjë në jetë (përvec burgut). Pak kohë më parë përdoruesit e Tik-Tokut nisën të njihni djaloshin, që rri gjithnjë me kapele dhe bluza ‘firmato’ duke dhënë leksion në rrjetet sociale. Kur po i afrohet të 40-ave, ai vendosi të bëhej ‘influencer’.

Të shumtë ishin ata që e ndiqnin, disa për ta ofenduar, e disa të tjerë për të kaluar disa momente gazmore në rrjet. Por shpejt u duk se fama e tij po venitej, ashtu si ndodh me personazhe të tjerë virtual.

Por Klevjol Ahmeti nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga kjo famë. Sherret, deklaratat e forta, muzika, janë vetëm disa nga ‘kleçkat’ që shumë personazhe të krijuar nga hiçi tentojnë për të ngjitur një hap tjetër në karrierën e tyre. Dhe Cllevio i bëri të gjitha!

Sherri me Noizyn

Prej muajsh e vitesh, Cllevio i ‘ishte qepur’ Noizyt. Ajo që dukej si zbavitëse në rrjetet sociale, në fakt përbënte një vepër penale. I fiksuar për reperit, personazhi i rrjeteve sociale nisi t’i përndite dhe familjen. E sikur mos të mjaftonte kjo, nuk linte dalje live në Tik-Tok për të ofenduar gjithë familjen e artistit. Prej shumë muajsh Noizy heshti, i angazhuar me punët e tij, duke e injoruar. Por një ditë, Cllevio gjeti guximin dhe shkoi tek bizensi i reperit dhe aty ndodhej ajo që pritej. Cllevio u godit me grushte nga Noizy dhe më pas përfundoi në burg, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Pamjet e sherrit bën xhiron e rrjeteve sociale, duke pozicionuar VIP-at kryesisht në krah të Noizyt.

Pas bërjes publike të këtyre pamjeve, Noizy ka treguar anën tjetër të medaljes. Në videon e bërë virale shihet Cllevio i vetëm, i shtrirë përtokë teksa goditet nga një grup djemsh mes tyre dhe Noizy. Mirëpo reperi ka publikuar disa pamje kamerash ku pretendon se ai nuk ka qenë vetëm, por shokët e tij e lanë në baltë. “Ju siguroj që vetëm nuk ka qenë. Por katër makina me çuna. Që vetëm dy veta i dolën zot. Në bes e kanë prerë shokët e vetë që kishin ardhë me bo video gjithë me telefona në dorë,”-shkruan Noizy krahas videos. Më tej ai shton se gjithë ngjarja nuk ka ndodhur në shtëpi, por në rrugë. Ku sipas reperit janë futur në lokalin e tij duke bërë si të fortë.

Por teksa pritej që kjo ngjarje të shërbente si shembull më shumë për modelin sesa për vetë Cllevion(!) ai u prit si hero kur doli nga burgu. Për të mbajtur të gozhduar ‘fansat’ e tij ai e vazhdoi lojën me Noizyn, ku herë bënte paqe e herë i rikthehej ‘avazit’ të vjetër, si e si për të mos humbur atë çfarë (mendonte) se kishte fituar, famën.

Por si çdo flluskë tjetër e krijuar virtualisht, edhe ky subjekt e humbi interesin, duke u zbehur si histori dhe natyrisht që i kushtëzuar nga rrethanat dhe problemet me drejtësinë, Cllevio nuk do të guxonte të afrohej më tek Noizy, ose të paktën kjo është ajo që mendon një mendje normale.

Muzika

Dhe si çdo fenomen tjetër i rrjeteve sociale, edhe ai provoi muzikën. Me vjersha të krijuara nga vetë ai, bëri edhe këngët e para. Por ato që nisën si diss-e për Noizyn, shpejt morën përmasa edhe më të mëdha. Në tekstet e tij, veç fjalorit të rëndë, jo etik dhe denigrues, dëgjohen të përmenden shumë personazhe të njohur. Cllevio, për hir të famës së tij nuk kursen askënd, as ministra,

Guvernator banke, politikanë, vajzat e shoëbizzit shqiptar, por edhe fqinjët e tij. Duke pretenduar se po zbulon sekrete, në fakt Cllevio po kapet fort pas ëndrrës së tij për të qenë një personazh i famshëm në një treg që për të nuk duket si habitati i duhur. Ndonëse rradhit disa këngë në ‘repertorin e tij’, muzika, teksti dhe gjithçka tjetër lë për të dëshiruar, duke u rradhitur pa frikë tek ‘katastrofa’ e viteve të fundit e muzikës shqiptare.

Por le mos të merremi me Cllevios si individ, por si fenomen. Sot 36-vjeçari përfaqëson një brez të vështirë me ëndrra të thyera dhe probleme me drogën. Vetëm pak minuta më parë Cllevio ishte live në Tik-Tok. Mes të sharave nga më të rëndat dhe ‘moralin’ që nuk e harron kurrë, ai mbante në dorë edhe një cigare hashash. “Kam 20 vjet që e pi’ dëgjohej në videon që ndiqej nga mijëra njerëz. Çdo njeri, maxhoren, i arsimuar do të kuptonte shpejt se Cllevio jo vetëm nuk është fenomen, por është ndër rastet për të cilat duhen reagime institucionale.

Po të rinjtë?!

Megjithatë lajmi i keq është se për moshat më të reja, ai mund të ketë ndikim. Për brezat e rinj që sot janë shumë të lidhur me teknologjinë, e specifikisht me Tik-Tokun, Cllevio është shndërruar në një nga personat më të ndjekur.

PSE?

Sepse ai sjell ‘pa filtra’ sesi një shembull i keq mund të shndërrohet në hero, brenda llojit të tij. Përditë e më shumë të rinjtë po huazojnë pjesë nga këngët apo nga live e tij, duke himnizuar kështu të tillë personazh. Edhe më e frikshme është kur i sheh në live, duke bashkëbiseduar me të. Është për të ardhur keq, kur sheh pamjet e tij, teksa rikthehet në shtëpi, pas burgut dhe disa fëmijë, jo më shumë se 15-vjeç e shikojnë plot adhurim. Për ta Cllevio shërben si edukues, por një edukues i ‘frikshëm’, plot vese dhe probleme të mbartura ndër vite. Janë këto personazhet që dita-ditës po ndikojnë moshat e reja të krijojnë një identitet të tyre ‘cool’. Sepse sipas Cllevios, të ofendosh publikisht figura të njohura apo qoftë edhe të panjohura, të bësh sherre rrugëve si në xhungël, apo të pish hashash dhe ta promovosh këtë Online, është ‘trend’.

Nëse nuk do të mjaftonte roli i prindit, për të distancuar moshat e reja nga ky shembull, do të duhet ndërhyrja e institucioneve përkatëse, për të ndaluar këtë personazh, që paralajmëron shpejt një kronikë të zezë.

“Stop making stupid people famous” është padyshim shprehja që i rri perfekt Cllevios! Dhe këtu është vendi ku edhe media të ndërgjegjësohet rreth hapësirës që i jep këtij personazhi si dhe dëmi që i shkakton jo vetëm nivelit të gazetarisë, por edhe shoqërisë.

Nuk mjaftojnë klikimet, apo ‘scoop-i’ për të justifikuar pasqyrimin e tij në hapësira ku jo vetëm nuk përcjellë asnjë kontribut, por na sjellë një tablo sesi të rinjtë shqiptar NUK duhet të jenë!

Disa herë i dënuar, përdorues i lëndëve narkotike. i pa arsimuar, konfliktual, i akuzuar edhe për pedofili…

Zjarr Tv Ad