Rasti i Gjicit nuk ka asnjë rëndësi në vetvete, ja çfarë na tregoi ai

0
302
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ergys Mërtiri

Video-skandali i Gjicit nuk eshte erotik. Erosi eshte diçka krejt tjeter dhe nuk ka te beje aspak me felliqesine e perdorimit te pushtetit per favore seksuale.

Ky eshte plotesisht nje akt prostitucioni ku prostituohet shteti.

Po per mua rasti i Gjicit nuk ka asnje rendesi ne vetvete. Pertej tij, ky eshte nje fenomen qe shpesh shfaqet hapur paturpësisht.

Madje mund te thuash se fuksionon shpesh gati-gati si nje standard, apo si nje menyre jetese kuadrosh politikane, funksionare, drejtore, titullare…

Kur zyrat e shtetit bien ne duar te njerezve banale, sigurisht qe do perdoren per gjithcka, pasi shteti ne teresi eshte bere nje kuplara e madhe.

Per cfare tjeter keta njerez i duan keto poste? Fundja, kush do t’ua hidhte qurret jasht petkut te zyrtarit?

E gjitha ka te beje me nje kulture barbarie ku njeriu me pushtet e shikon gjithcka si prone, edhe punonjesit qe ka nen varesi.

Dhe ashtu si cdo prone, edhe zyra e shtetit behet objekt pazari: zyrtaret ofrojne ofiqe per seks, zyrtareshat e reja ofrojne seks per ofiqe.

Seksi eshte nga njera ane nje menyre e ushtrimit te pushtetit, dhe nga ana tjeter, nje mundesi per kariere. Gjithcka eshte kerkese-oferte.

Zjarr Tv Ad